Ambasadori japonez në OKB: Të shkojmë ta zbulojmë Kosovën

   Një tjetër debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet Kosovës e Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ia ka përkujtuar presidentit serb Tomislav Nikoliq se Kosova tashmë është e pavarur dhe është njohur nga shumica e shteteve të botës, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk

Çitaku i ka përmendur krimet e Serbisë të shkaktuara në Kosovë, duke thënë se në vitin 1999 vetëm në Gjakovë janë vrarë mbi 1900 persona.

“Vetëm muajin e kaluar Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka publikuar fakte që Serbia ka bërë gjithçka për të fshehur krimet. Zero është numri i serbëve të akuzuar për krime të luftës në Kosovë”, tha ajo.

Ambasadorja kosovare e ka ngritur zërin edhe për çështjen e Haradinajt.

“Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm në Hagë dhe nuk kemi dyshime se drejtësia franceze do të veprojë drejtë. Por, kjo nuk është drejtësi, kjo është përndjekje. Ne nuk kemi dyshime se ky proces do të përfundojë dhe Haradinaj do të kthehet në Kosovë”, tha Çitaku.

Ajo ka folur edhe për trenin e murin, por ka theksuar edhe përkushtimin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Këtë mbledhje e ka veçuar edhe fjalimi i përfaqësuesit të Japonisë në OKB, i cili ka folur për potencialet ekonomike dhe ato të zhvillimit në Kosovë, duke marrë edhe si shembull fabrikën japoneze të kërpudhave në Mitrovicë.

“Kosova ka mjaftë bukuri natyrore, siç janë Ujëvara e Mirushës, banja të ndryshme, qyteti i Pejës, të gjitha këto janë përparësi për turizmin kosovar. Pra të shkojmë në Kosovë dhe ta zbulojmë Kosovën”, tha ambasadori japonez në KS të OKB-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button