Shtëpia e Bardhë propozoi rritje të buxhetit ushtarak për dy për qind

Qeveria amerikane për vitin e ardhshëm propozoi rritje prej nëntë për qind të buxhetit ushtarak, pëkatësisht për 54 miliardë dollarë, si dhe ulje të financimit të ndihmës ndërkombëtare dhe buxhetit të shumë shërbimeve, mes të cilave edhe Agjencisë për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se do të ulen buxhetet e të gjitha ministrive, përfshirë edhe ato të cilat janë të lidhura me shërbimet e sigurisë, ndërkaq “dukshëm” do të ulet edhe ndihma ndërkombëtare për jashtë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp të premten e kaluar paralajmëroi rritje të buxhetit ushtarak, duke premtuar një nga “përforcimet më të mëdha të ushtrisë amerikane në histori”.

Propozimi përfundimtar i Trampit për buxhetin shtetëror për vitin 2018 pritet nga mesi i muajit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button