Pentagoni Shtëpisë së Bardhë i dorëzoi plan për luftë kundër SHI-së

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së dorëzoi plan fillestar deri te Shtëpia e Bardhë për luftë kundër organizatës terroriste Shteti Islamik.

Më 28 janar, tetë ditë pasi shkeli në detyrë presidenti Dinald Tramp, Pentagonit i dha afat prej 30 ditësh që të përgatisë propozim për përshpejtimin e fushatës kundër SHI-së.

“Plani i prezentuar është kornizë për një strategji më të gjerë kundër SHI-së”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Dejvis.

Ai shtoi se në propozim është theksuar se lufta kundër SHI-së nuk do të jetë vetëm në Siri dhe Irak, ku kontrollon territore, por në mbarë botën.

Është paraparë sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Matis ta prezentojë planin para përfaqësuesve të lartë të administratës së Trampit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button