Ushtria izraelite kryen sulme të reja në Gaza, 4 të plagosur

Të paktën katër palestinezë u plagosën në sulmet e sotme ajrore nga ushtria izraelite në disa vende të Rripit të pushtuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Objektiv i sulmeve ajrore izraelite ishin pozicionet e grupeve palestineze të rezistencës në veri, jug dhe në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.

“Nga sulmet janë plagosur lehtë katër palestinezë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë Ashraf al-Qudra.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka konfirmuar se ka gjuajtur pesë pozicione të Hamasit në Gazë dhe se këto sulme janë si përgjigje e raketës që ishte shkrepu më herët nga Gaza në teritorin izraelit.

Dëshmitarët okularë tregojnë se avionët izraelitë kanë kryer dy sulme në qytetin Beit Lahia, një në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe dy në rajonin Rafah.

Forcat izraelite në verën e vitit 2014 patën kryer sulme të ashpra në rajonin e Gazës në të cilat mbetën të vranë të paktën 2.300 palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button