Gert Arens shef i misionit të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve

Zgjedhjet në Maqedoni që do të mbahen me 27 prill, do të monitorohen nga njëdiplomat gjerman. Gert Arens është emër i njohur kur vjen puna për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. 

Ai sërish do të jetë shef i misionit të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Arens ka një përvojë të theksuar për zgjedhjet në Maqedoni. Kjo për faktin se ai ishte edhe  shef i misionit edhe në zgjedhjet e fundit lokale. 

Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur emri i tij. Nga  zyra e ODIHR kanë theksuar se emri i shefit të misionit dhe pjesa tjetër e strukturës së monitorimit do të publikohet shumë shpejt.

Arens është i njohur në Maqedoni edhe për misionin e tij në vitin 2001 kur ishte dërguar si i dërguar special i OSBE-së nga viti 1999.

Pritet që paraprakisht do të angazhohen 11 ekspertë për zgjedhjet, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button