Eurodeputetët për herë të dytë do të debatojnë për rezolutën për Maqedoninë

Deputetët në Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) sot do ta kenë shqyrtimin e dytë të propozim-rezolutës për Republikën e Maqedonisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, eurodeputetët në grupin AFET dakorduan 28 amendmante kompromise të tekstit të raportuesit Ivo Vajgëll, si zëvendësim për 318 amendamentet e dorëzuar për propozim-rezolutën për Republikën e Maqedonisë, në të cilët në dy të tretën morën pjesë eurodeputetët grekë dhe bullgarë.

Pasdite, eurodeputetët në Komitetin për punë të jashtme do të debatojnë dhe do të përpiqen që për herë të fundit t’i harmonizojnë qëndrimet për rezolutën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, ndërsa nesër do të votojnë për të në kuadër të grupit AFET. Më 14 mars në PE në Strasburg, e gjithë përbërja e Europarlamentit do ta miratojë rezolutën në seancë plenare.

Përndryshe, rezolutat e Europarlamentit për të gjithë shtetet nuk kanë veprim juridik, por janë vetëm këshilldhënës dhe mund, por nuk është patjetër, të merren parasysh nga institucionet e tjera të BE-së dhe nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button