Maqedonia së shpejti me para të plastikës

Në rrjedhë është përgatitja dhe lëshimi i parave të para plastike në tregun e Maqedonisë. Bëhet fjalë për bankënotat prej 10 dhe 50 denarë, të cilat o të jenë plastike dhe nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë, është planifikuar që të njëjtat të lëshohen në përdorim gjatë fundit të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Testimet laboratorike kanë treguar se bankënotat polimere deformohen dhe shkrihet në temperaturë prej 120 gradë celsiusë, që do të thotë se ata nuk do të dëmtohet ehe gjatë larjes në lavatriçe, do të jenë më të pastra dhe më rëndë për t’u falsifikuar.

Bankënotat prej 10 dhe 50 denarësh, duhej që të tërhiqen nga tregu dhe të njëjtat të zëvendësohen me të ashtuquajturat para të hekurit. Për atë, prej vitit 2013 më nuk janë shtypur bankënota të reja.

Ky ndërrim i parave të ashtuquajtura “të letrës” me “të hekurit” u bë për arsye që t’i iket shtypjes së shpeshtë të bankënotave pasi të njëjtat shpejtë janë dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button