Himni shqiptar këndohet në Serbi, Izmir Smajlaj fiton medalje të artë në Beograd

Izmir Smajlaj fiton medalje të Artë në Beograd.  Atleti shkodran bëri të këndohet himni shqiptar duke ngritur flamurin kuqezi në kryeqytetin e Serbisë pasi doli i pari në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.

Smajlaj kërceu 7.98 metra duke vendosur dhe rekord të ri kombëtar për Shqipërinë. Rivalët e tij më të fortë në këtë garë ishin rumuni Neagoe dhe greku Galazulas, të cilët u renditën respektivisht më vendet 2 dhe 3 me 7.82 dhe 7.53.

23-vjecari rezultatin e tij më të mirë e regjistroi pikërisht në hedhjen e fundit duke treguar se përvec aftësive teknike është dhe shumë i përgatitur psikologjikisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button