Borxhi i shteteve të rajonit, kryeson Mali i Zi

Mali i Zi gjendet ndër vendet evropiane që përballen me rrezikun e rritjes së borxhit publik, njofton Banka Botërore në parashikimet e reja ekonomike botërore, njofton Portalb.mk.

Borxhi publik i Malit të Zi arrinë deri në 2.3 miliardë dollarë, ose 58.48 përqind e bruto-prodhimit vendor.

Rrezik për rritjen e borxhit publik ka edhe Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Polonia dhe Ukraina.

Sasia e borxhit publik i etniteteve të Bosnjës e Hercegovinës shkon duke u keqësuar. Borxhi ka shkuar në rritje gjatë dekadës së fundit, ku në raport të etniteteve ndryshon dhe zakoni e cili përcakton rangun e lartë të borxhit, që të tërheqin kredi të reja. Bosnja e Hercegovina ka borxh prej 6 miliardë eurosh, respektivisht 41.5 përqind e bruto-prodhimit vendor.

Ministria e Financave e Serbisë njoftoi se gjendja e borxhit publik në dhjetor të 2016 ka arritur deri në 21.1 miliard euro, respektivisht 72.9 përqind e bruto-prodhimit vendor.

Maqedonia ka borxh publik në vlerë prej 3.4 miliardë eurosh, që i bie 38 përqind e bruto-prodhimit vendor, kurse në rajon Kosova paraqet vendin që ka me së paku borxh publik. Borxhi publik i Kosovës përkap vlerë prej 852 milionë euro ose 14.47 përqind e bruto-prodhimit vendor.

Borxhi publik dhe shtetëror përfshinë mjetet të cilat shteti i huazon për të zvogëluar deficitin shtetëror.

Bëhet fjalë për mjet financiar i cili përkap elemente të të ardhurave dhe shpenzimeve publike, meqë ne momentin e ndërprerjes së marrëveshjes për kredi ajo paraqet “e hyrë”, kurse në momentin e shlyerjes së borxhit paraqet “shpenzim” për shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button