Forcat irakiane hyjnë në perëndim të Mosulit

Forcat e para irakiane kanë hyrë në një lagje të pjesës perëndimore të qytetit Mosul, derisa ofensiva e gjatë katërmujore qeveritare, për ta rimarrë kontrollin në këtë qytet nga militantët e ISIS-it, ka hyrë në fazën finale, thanë komandantët ushtarakë irakianë.

Gjenerali Sami al-Aridhi, nga shërbimi kundërterrorist, tha sot se forcat e qeverisë së Irakut kanë hyrë në lagjen Al-Maamun në Mosul. Një ditë më parë, ishte raportuar se forcat qeveritare po e merrnin një aeroport të e papërdorshëm në Mosul. Ky qytet ishte okupuar nga grupi ekstremist, ISIS në verë të vitit 2014. Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak, pas kryeqytetit Bagdad,dhe është bazë e militantëve të Shtetit Islamik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button