Apostollov, Liçovski dhe Ismaili – fitues të çmimeve të SHGM-së

Çmimin për gazetari hulumtuese “Jashar Erbara” për vitin 2016, që e ndanë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e ka fituar gazetari i BIRN-it, Vllado Apostollov, njofton Portalb.mk.

Ky çmim i është ndarë për tre tekste hulumtuese të publikuar në “Prizma”, për pronat të cilat kanë lidhje me ish kryesuesin e Komunës Qendër dhe drejtorin e MEPSO-s, Vlladimir Zdravev, ndërkaq tani është kryetar i Bordit të Drejtorëve “Telekomi i Maqedonisë”.

Fitues i çmimit “Krste Petkov Misirkov” për jetë dhe vepër e ka marrë foto-raportuesi, Gjorgji Liçovski.

Mefail Ismaili nga TV “Shenja” e fitoi çmimin special nga SHGM, për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”, me çka zbuloi se deputet i BDI-së nënshkruhet në vend të kolegëve të tyre, me qëllim që të marrin pagesa rrugore, edhe pse nuk marrin pjesë në komisionet ose trupat punues të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button