Arabia Saudite i ndan Jemenit ndihmë prej dhjetë miliardë dollarëve

Presidenti i Jemenit, Abd Rabo Mansur Hadi deklaroi sot se Arabia Saudite do të lëshojë ndihmë në shumë prej dhjetë miliardë dollarëve për ripërtëritjen e provincave, të cilat u morën nga Hutët, përfshirë edhe dy miliardë dollarë në formë depoziti në Bankën Qendrore.

Riadi, i cili e kryeson koalicionin ushtarak arab për mbështetje të Qeverisë së Hadit, nuk përmendi zyrtarisht asgjë për këtë ndihmë.

Informata për ndihmën ishte kumtuar nga mediumet shtetërore jemenase, aps takimit të presidentit me shtetas të tjerë në Aden.

Disa guvernatorë të provincave në atë takim. në të cilin Hadi i bëri thirrje Qeverisë që prioritet t’i japë ripërtëritjes së infrastrukturës në “zonat e çliruara”.

Ai bëri thirrje për ripërtëritje të furnizimit elektrik, furnizimit me ujë, rrugëve dhe komunikimeve e shërbimeve, si dhe shëndetësisë dhe arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button