Portalb publikon emrat e përkthyesve të testimit ekstern për shkollat profesionale
Testimit ekstern i nënshtrohen edhe nxënësit e shkollave të mesme profesione, për të cilët është mjaftë e vështirë, pasi që ballafaqohen me mungesë të madhe të librave në gjuhën shqipe.
Disa herë ata dhe profesorët u ankuan në mungesë të librave, por kjo situatë tani më disa vite ngelet e njejtë e pandryshuar.
Pasi herën e kaluar Portalb.mk ju solli kontrolluesit e testit si dhe përpiluesit e tij, kësaj radhe publikojmë emrat e përkthyesve të cilët përkthyen pyetjet e testimit ekstern për shkollat mesme profesionale.
Sipas të dhënave të siguruara nga Portalb.mk, më poshtë paraqesim listën me emrat dhe fushat në të cilat këta përkthyes kanë punuar për testimin e vitit të kaluar:
Elham Ademi -Ekonomi – Juridik
Adrian Fazlija -Ekonomi – Juridik
Sahit Ibishi -Hoteleri –Turizëm
Ekrem Miftari -Elektroteknikë
Qamil Dema – Elektroteknikë
Shpend Ismaili -Elektroteknikë
Luljeta Abdiu -Kimi -Teknologji
Emrush Iseni -Makineri
Afet Sinani -Makineri
Ali Aliu -Bujqësi – Veterinari
Nesim Seferi -Bujqësi – Veterinari
Gazmend Saiti -Bujqësi – Veterinari
Floresha Sela -Shëndetësi
Xhihane Emini -Komunikacion
Isa Ilazi -Komunikacion
Urim Mejzini -Ndërtimtari – Gjeodezi
Ilaz Muhaxheri -Ndërtimtari – Gjeodezi
Festa Lena -Ndërtimtari – Gjeodezi
Qamuran Ismaili -Shërbime Personale, Pylltari – Përpunimi i Drurit dhe Gjimnaz Sportiv
Ifraim Ibrahimi -Tekstil – Lëkurë
Irfan Shabani -Tekstil – Lëkurë
Ndryshe, për parregullsi të shumta si dhe përkthim ju adekuat, të pa kuptueshëm dhe jo profesional, mësimdhënësit disa herë e kundërshtuan këtë testim ekstern, ata madje thonë se kishte pyetje të cilat nuk korrespondonin me njohurit dhe planprogramin me anë të të cilit ata zhvillojnë programin mësimor.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, si në Shkup, ashtu edhe dega e Kumanovës disa herë u shprehen kundër testimit ekstern, madje kjo e fundit dërgoi ankesë në Ministrinë e Arsimit dhe shkencës (MASH), si dhe në Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), duke theksuar se testimi nuk është forma e duhur e matjes së dijes së nxënësve si dhe punës së mësimdhënësve, por që i njëjti ende vazhdon të realizohet.
LEXO MË SHUMË:
Testimi ekstern, maturantët ankohen për gabime të shumta
Testimi ekstern, sërish ankth për mësimdhënësit dhe nxënësit
LSDM: Të hiqet testimi ekstern, të kthehet dinjiteti i arsimtarëve
Arsimtarët dhe nxënësit të pakënaqur: testimi ekstern nuk ka asgjë pozitive
Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)
Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna
Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)
Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)
Testimi ekstern sërish skandaloz!!
Dardhishta: Testimi ekstern ka gjasa të ketë manipulime të shumta