Kontrollim urgjent i votuesve të kontestueshëm dhe të shlyer, të cilët do të kthehen në Listën e Votuesve!

Ekspertët kërkojnë të zbatohet kontrollimi urgjent i rreth 30.000 qytetarëve të cilët ishin të shlyer nga Lista e Votuesve, por edhe të rreth 172.000 votuesve të cilët ishin të vendosur në Listën e Posaçme të Votuesve. Sipas ekspertit të CIVIL-Qendrës për Liri, d-r Aleksandar Novakoski, ky është obligim i KSHZ, për arsye se ndryshimet dhe plotësimet në Listën e Votuesve ishin të zbatuara në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe vlenin vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentarem, transmeton “Civilalb“.

Edhe pse kthimi i votuesve kontestues në Listën e Votuesve  është obligim ligjor, megjithatë, vlerëson d-r Aleksandar Novakoski, detyrim i kompetentëve, i KSHZ dhe shtetit – të zbatohet inspektimi i këtyre incidenteve, me qëllim të zbatimit të zgjedhjeve të drejta, ligjore dhe demokratike, në të cilat çdo qytetar do të ketë të drejtë për votim.

“Problemi është që pavarësisht nga të gjitha apelimet, Lista e Votuesve ende ka anomali. Sepse, për herë të parë kishim votues të cilët nuk gjendeshin në Listë, ndërsa u paraqitën në ditën e votimeve. Sipas meje, për këtë arsye KSHZ duhej, edhe tani duhet të bëjë kontrollimin e këtyre 30.000 votuesve. Në këtë mënyrë do të largohet dilema nëse këta janë votues të kontestueshëm ose jo. E njëjta vlen edhe për ata 172.000 votues të cilët ishin vendosur në Listën e Posaçme të Votuesve. Pavarësisht nga vendimet e partive dhe të Kuvendit, detyrë organit i cili kujdeset për ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe i cili me ndryshimet është autoriteti i vetëm kompetent për udhëheqjen dhe azhurnimin  e Listës së Votuesve, të bëjë kontrollin edhe për këta qytetarë votues. Thjeshtë, të sqarohet nëse ata janë të kontestueshëm ose jo”, deklaroi d-r Novakoski për CIVIL Media.

Në LSDM nuk shohin problem të madh, sepse janë të bindur që kjo parti do të formojë Qeveri koalicioni, dhe mandej do të ndërmerr masa sistemore për pastrimin afatgjatë të Listës së Votuesve.

“Vendimet e parapara në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës ishin vendime ad-hok, të cilat kishin të bëjnë vetëm me zgjedhjet e parakohshme, sepse atëherë ishte e qartë se nuk ka vullnet politik për një mënyrë tjetër të ndryshimeve, gjegjësisht, për pastrimin real të Listës së Votuesve. Mirëpo, edhe ky pastrim i tregoi referimet e LSDM për parregullsitë në Listën e Votuesve. Pikërisht për këtë arsye, Qeveria e re e formuar nga LSDM do t’i përkushtohet zgjidhjes sistemore e cila do të sjell deri te pastrimi  i përhershëm i Listës së Votuesve”, deklaroi për CIVIL-Media zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov.

Sipas Shilegov, varianti më i mirë është regjistrimi aktiv i votuesve, ndërsa opsioni tjetër i mundshëm është që votimi të kompjuterizohet, kështu që do të krahasohen shenjat e gishtave të votuesve. Mirëpo, cila do zgjidhje që do të aplikohet, është e domosdoshme të bëhet zhvendosje serioze e gjendjeve .

Në VMRO-DPMNE thonë se pastrimi i Listës së Votuesve vetëm e ka vërtetuar “skenarin e Zaevit”.

“Pozitën tonë e kemi përsëritur para publikut disa herë. Në zgjedhjet e vitit 2014, Zoran Zaevi ka gënjyer dhe ka manipuluar, duke shpikur 500.000 fantazma, me qëllim të injorimit dhe anashkalimit të vullnetit të qytetarëve. VMRO-DPMNE edhe atëherë pretendonte se Zaevi gënjen dhe nga ato arsye e pranoi Metodologjinë e pastrimit të Listës së Votuesve, të propozuar nga LSDM. Në pajtim me atë metodologji e cila u aplikua, u dëshmua skenari dhe gënjeshtrat e kriminelit të falur Zoran Zaev”, deklaroi për ne Ivo Kotevski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE.

Civil-Qendra për Liri, duke e ndjekur me vëmendje procesin zgjedhor vazhdimisht ka treguar pët praninë e anomalive të ndryshme në Listën e Votuesve. Civili i ka azhurnuar paraqitjet e shumta të qytetarëve të cilët kërkonin ndihmë që ta realizojnë të drejtën e tyre votuese, por edhe paraqitnin prani të votuesve fantazma në adresa jo ekzistuese ose nëpër vendbanimet e tyre.

CIVIL –Qendra për Liri e alarmoi publikun dhe institucionet për gjendjen katastrofale të Listës së Votuesve. E drejta për votim ishte e shkelur për një numër të madh të qytetareve dhe qytetarëve në ditën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016. Ekzistojnë të dhëna për një numër të madh të votuesve fantazma, të cilët mbetën në Listën e Votuesve, ndërsa njerëz të gjallë, ekzistues, ishin të shlyer nga Lista vetëm disa ditë para zgjedhjeve. Për ata votues nuk ishte vendosur sistem për mbrojtjen të drejtës së tyre votuese. Në të shlyerit kishte edhe persona të cilët janë votues legjitim dhe votues fantazma. Tani, kjo Listë po kthehet në gjendje të mëparshme. Me çfarë qëllimi? Vallë të mbulohet paaftësia për pastrimin e Listës së Votuesve, ose të vazhdohet me manipulimin dhe shkeljen e të drejtës votuese, nuk është shumë e qartë”, thotë Xhabir Deralla, duke e përcjellë qëndrimin e CIVIL –Qendrës për Liri.

“E vetmja gjë që është e qartë”, thotë Deralla, “ është se anëtarët e KSHZ duhet të japin llogari para publikut, por edhe para ligjit, për lëshimet e mëdha në zbatimin e procesit zgjedhor”.

“Gjëja më e vogël që mund ta bëjnë, është t’i ofrojnë mandatet e tyre në dispozicion. Këtë Civili e ka kërkuar që në ditën e parë pas zgjedhjeve, ndërsa ofroheshin edhe zgjidhje tjera për tejkalimin efikas të sfidave një kohë të gjatë para mbajtjes së zgjedhjeve”, theksoi kryetari i Civilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button