Vetëvrasësi me bombë nga Mosuli ishte britanik i burgosur në Guantanamo

Vetëvrasësi me bombë, i cili para më shumë se dy muajve e kreu sulmin ndaj ushtarëve irakianë në qytetin Mosul, është britanik, i cili ka kaluar në islam dhe iu është bashkangjitur xhiohadistëve të grupit Shteti islamik (SHI), zbulon televizioni britanik “Skaj” duke iu referuar burimeve të sigurisë në Londër.

Sipas “Skaj”, terroristi Abu Zaharia al Britani (50) para 15 viteve është lidhur me grupe radikale islamiste dhe nën dyshimin për terrorizëm rreth dy vite ka kaluar në burgun në bazën amerikane në Guantanamo në Kubë.

Sulmuesi nga Mosuli, emri i lindjes i të cilit është Ronald Fidler, është baba i pesë fëmijëve dhe është nga rrethina e Mançesterit. Ai pas kthimit nga Guantanamo e ka ndërruar emrin në Xhamal al Harit.

Më vonë, përmes Turqisë, ka ikur drejt Sirisë, e prej atje në Irak, ku si pjesëtar i SHI-së e ka marrë emrin Abu Zaharia dhe prapashtesën “al Britan” e cila përcakton vendin prej nga rrjedh.

Gjatë sulmit terrorist të këtij sulmuesi me bombë më 7 dhjetor të vitit të kaluar ndaj pjesëtarëve të armatës irakiane në një fshat në rrethinë të Mosulit, u vranë rreth dhjetë ushtarë.

Rreth 850 myslimanë britnaikë kanë shkuar deri më tani në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e xhihadistëve të SHI-së. Sipas shërbimeve britanike të sigurisë, supozohet se gjysma e tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa rreth 15 për qind e tyre që kanë shkuar janë vrarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button