OSBE: Armëpushimi në Ukrainë nuk po respektohet

Udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë ende ka shkelje të shumta të armëpushimit në Ukrainë dhe asnjë dëshmi se cilado palë po tërheqë armatimin e rëndë nga vija e frontit, ashtu siç janë pajtuar gjatë javës së kaluar, transmeton REL.

“Ne duhet të vazhdojmë presionin ndaj dy palëve” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri para gazetarëve në Neë York, pasi ka informuar Këshillin e Sigurimit rreth situatës në Ukrainë.

Trupat qeveritare ukrainase dhe separatistët pro Kremlinit në fillim të javës dukej se kishin filluar të respektonin armëpushimin e arritur në Mynih.

Megjithatë Zannieri i ka thënë Reutersit se situata mbetër “konfuze” dhe se ai sheh potencial për një tjetër fazë intensive të luftimeve.

Marrëveshja e arritur javën e kaluar është përpjekja e fundit prej arritjes së armëpushimit në vitin 2015 në Minsk të Bellorusisë.

Zannieri ka thënë se përtej problemeve me armëpushimin në Ukrainë, “në shkallë të gjërë ka probleme tjera” në Evropë, pasi ka rritje të “mentalitetit të Luftës së Ftohtë”.

“Nuk ka negociata të vërteta, nuk ka besim. Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit mbesin shumë të këqija”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button