Kryeministri hap ‘thesin’ në prag të zgjedhjeve

E pritën me padurim mbledhjen e qeverisë, por të martën, 82 mijë shërbyesit civilë nuk e morën lajmin e shumëpritur për rritjen e pagave. Punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit mbeten ende në ankth për të kuptuar se sa do t’u rriten pagat.

Në Ministrinë Financave thonë se kanë dërguar në qeveri propozimin për rritjen e pagave dhe tash është në kompetencë të kryeministrit të vendosë se kur do të parashtroj për shqyrtim në mbledhje të qeverisë.

Mirëpo kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, duket se po e zvarrit me qëllim këtë çështje, dhe burime të gazetës bëjnë të ditur se çështja e pagave ka gjasë të vonohet edhe për një kohë derisa qeveria t’i adresojë edhe disa rialokime të reja buxhetore, shkruan Tribuna.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pritet të ketë rritje të subvencioneve për sektorin e bujqësisë dhe po ashtu grante për bizneset e vogla. Përfaqësues të partive opozitare thonë se Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon buxhetin e shtetit për të shpërndarë para në të gjithë sektorët në prag të zgjedhjeve nacionale, në mënyrë që kjo t’i konvertohet në vota.

Lajme të ngjashme

Back to top button