YFSF2, Arian Çani “përplaset” me Shpat Kasapin

Mbrëmja e parë e sezonit të dytë të YFSF në Tv Klan ka nisur me shumë energji, nisur edhe nga performancat e para të konkurrentëve të rinj pjesëmarrës. Ndërsa shorti i ka bërë të përballen me personazhe dhe zëra unikë, Shpati Kasapi, këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, ka pasur ndoshta fatin të imitojë një karakter shumë të ngjashëm me të, Ricky Martin, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

1a70378690266cbed11ef03d61eb366f

Por menjëherë pas performancës së Shpatit, me këngën “Maria” të Martin, Çani nuk mund ta linte pa e ngacmuar: “Më vjen çudi se si e duan aq shumë femrat, edhe pse nuk dihet nëse është apo jo homoseksual…” – e nisi ai diskutimin me Shpatin. Por pasi ky i fundit ia konfirmoi se Ricky Martin e ka deklaruar edhe publikisht se është homoseksual, Çani nuk lëvizte nga e veta dhe vazhdoi me idenë se këngëtarin e famshëm e duan shumë femrat, edhe pse duket se ka preferenca të tjera homoseksuale. “Debati” vazhdoi derisa Shpati tha se ai vetë nuk kishte ngashmëri me Martin në këtë pikë: “Unë nuk kam lidhje me meshkujt Çani. Mua më pëlqejnë femrat” – ia ktheu ai drejtuesit të “Zonë e lirë”: “E di, e di… por po flisja për Ricky Martin” – tha Çani pa e vazhduar më tej diskutimin.

Në të vërtetë, këngëtari i famshëm Ricky Martin, e ka pranuar edhe publikisht prirjen e tij seksuale disa vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button