Vogëlushi shqiptar që takoi Obamën, mban fjalim në BBYO për eksperiencën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Letra e vogëlushit shqiptar kishte bërë bujë në rrjetet sociale ku më pas ai bashkë me prindërit dhe motrën e tij ishte pritur nga familja Obama. Dhe pikërisht kjo përvojë ka bërë që Alex Myteberi të mbajë fjalimin e tij të parë në BBYO që është mbajtur në Dallas, i cili para audiencës ka treguar edhe njëherë për ndjesinë që i ka dhënë takimi ne Obamën, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Alex Myteberi është vogëlushi 6 vjeçar që takoi Obamën në Shtëpinë e Bardhë, pasi që i dërgoi letrën publike për strehimin e vogëlushit sirian Omar.

Letra e vogëlushit shqiptar kishte bërë bujë në rrjetet sociale ku më pas ai bashkë me prindërit dhe motrën e tij ishte pritur nga familja Obama. Dhe pikërisht kjo përvojë ka bërë që Alex Myteberi të mbajë fjalimin e tij të parë në BBYO që është mbajtur në Dallas, i cili para audiencës ka treguar edhe njëherë për ndjesinë që i ka dhënë takimi ne Obamën. Ai ka treguar edhe për ndjesinë që ka pas brenda Shtëpisë së Bardhë.

“Ishte shumë mirë që përgjatë muajit nëntor kam takuar presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Më herët nuk kisha parë ndonjë zyre ovale”, ka thënë mes të tjerash Alex, i cili, përgjatë fjalimit të tij është pritur me duartrokitje. Ai përgjatë fjalimit ka falënderuar ish presidentin Obama që kishte lexuar letrën e tij, letër e cila ka sjellë më pas takimin mes vogëlushit Alex dhe presidentit Obama.
BBYO është një organizatë hebreje me seli në Washington DC dhe puna e kësaj organizate ka për qëllim fuqizimin e të rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button