Edhe një takim konsultativ i BDI-së në Reçicë të Vogël

Në Reçicë të Vogël është mbledhur kryesia e ngushtë e BDI-së. Ky takim sipas zëdhënësit të kësaj partie Bujar Osmani është konsultativ,  përkatësisht në të po diskutohet për ligjin për gjuhën shqipe por se nuk pritet të merret ndonjë vendim konkret. Megjithatë Osmani paralajmëroi se kryesia qendrore e partisë do të mblidhet ditëve të ardhshme kur dhe pritet të merren vendimet, njofton Alsat-M.

Kjo është mbledhje konsultative e kryetarit Ahmeti me kryesinë e ngushtë të partisë ku bëhet një prerje e bisedimeve të deritanishme politike për formimin e Qeverisë dhe natyrisht me theks të veçantë në përpilimin e ligjit për gjuhën shqipe që është shtylla e këtyre bisedimeve nuk është mbledhje ku do sillet ndonjë vendim por thjeshtë po monitorohet puna e deritanishme e bisedimeve dhe jepen kahe të reja për çka më tutje. BDI në koordinim me partitë e tjera shqiptare ka përpiluar një draft ligj për gjuhën shqipe dhe që është optimumi që zgjedh çështjen e gjuhës shqipe apo që mbyll këtë temë nga marrëveshja e Ohrit. Teksti i ligjit nuk është çështje e negociushme  dhe nuk negociojnë grupet e punës mbi tekstin e ligjit sepse ai është i panegociueshëm por negociohet a është i pranueshëm apo jo. Mendime jepen por drafti i ligjit do mbetet i pa prekur – deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button