Berlin: Rusia po e shkel marrëveshjen nga Minsku

Berlini zyrtar konsideron se dekreti i presidentit rus Vlladimir Putin me të cilin përkohësisht njihen pasaportat e dhënë nga autoritetet në territoret e ndara ukrainase është shkelje e marrëveshjes paqesore nga Minsku. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Shtefan Zajbert ky vendim i Rusisë nuk është i pranueshëm për Gjermaninë, transmeton MIA.

“Njohja e dokumenteve të udhëtimit të dhëna nga Republika e vetëshpallur Popullore Donjeck është kundër unitetit të Ukrainës dhe kundërshtim i plotë i gjithë asaj që është dakorduar në Minsk për çfarë arsye është tërësisht i papranueshëm”, deklaroi Zajbert në konferencën e rregullt për shtyp në qeverinë gjermane, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Lidhur me pasaportat e dhëna nga autoritetet proruse në Ukrainën Lindore u prononcua edhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme e cila paralajmëroi se nuk do t’i njeh këto dokumente të udhëtimit dhe bartësit e tyre nuk do të mund t’i shfrytëzojnë për hyrje në Gjermani.

Presidenti rus Putin të shtunën i njohu dokumentet e përkohshme të udhëtimit të cilët jepen për qytetarët e territoreve të ndara ukrainase ndërsa me të cilët tani për tani mund të udhëtohet vetëm në Federatën Ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button