Tetovë, ekspozitë për ndërtimin e shtëpisë së artistëve

Me qëllimin  që të grumbullohen mjete për ndërtimin e shtëpisë së artistëve në fshatin Gajre të komunës së Tetovës, mbrëmë në Galerinë  e arteve pamore në Tetovës është organizuar  një ekspozitë  ku kanë qenë të  prezantuar rreth 33 piktura si donacion, nga artistët nga Tetovë dhe rajoni.  Organizatorët   e kësaj ekspozite është komuna e Tetovës dhe Shoqata e artistëve  Figurativë.

Nevzat Bejtuli  Kica kryetra i shoqatës së artistëve thotë se shtëpia  është në fazën karabina, dhe deri më tash ka kushtuar   rreth  45 mijë euro deri në përfundim do të duhen edhe një shumë e madhe e mjeteve dhe ky projekt do të kushtojë afër 200 mijë euro,  nëse shiten të gjitha pikturat   në këtë ekspozitë   do të grumbullohen rreth 50 mijë euro.  

Deklarata  kryetra e komunës së Tetovës Teuta Arifi  tha se komuna e Tetovës do të  japë mbështetje  që sa më parë të përfundojë shtëpia e Artistëve.

Edhe pse kjo shtëpi ka filluar  të ndërtohet m në vitin 2009, dhe për  këtë shtëpi edhe rok grupi tetovarë Elita pesë organizoi një koncert  kjo shtëpi akoma nuk është duke u bërë realitet akoma.

Lajme të ngjashme

Back to top button