Haradinaj nuk do pritje shtetërore kur të kthehet nga Franca

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që po mbahet në Francë pas fletëarrestit të lëshuar nga Serbia në Interpol, ka thënë se kur të kthehet në Kosovë nuk do që të pritet nga zyrtarët shtetërorë, por vetëm nga familja e tij e qytetarët e vendit, njofton Klan Kosova, përcjell Portalb.mk.

“Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presin Anita me fëmijë dhe qytetarët e vendit tim”, ka thënë ai në një intervistë për Top Channel.

Vendimi për kthimin, apo ekstradimin e tij në Serbi, do të merret me tre mars, por Haradinaj është i bindur se ai në këtë datë do të kthehet në Kosovë, “sepse jam në të drejtën time”.

“Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim e edhe ato ndërkombëtare dhe s’kam borxh ndaj Serbisë”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës që nga Serbia akuzohet për krime lufte.

Kujtojmë se Haradinaj dy herë është gjykuar dhe liruar nga drejtësia ndërkombëare për të njëjtata akuza – krime lufte gjatë lutës së fundit në Kosovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button