Le Pen: Të ndalohen protestat kundër dhunës së policisë

Liderja e Partisë radikale të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka kërkuar nga autoritetet të ndalohen protestat që organizohen kundër dhunës së policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Le Pen në një deklaratë me shkrim në uebin zyrtar të partisë së saj ka thënë: “Ndërkohë që në vendin tonë vazhdon gjendja e jashtëzakonshme, këto protesta po kthehen në një urrejtje sistematike. Mos ndalimi i tyre nga qeveria është i pakuptueshëm”.

Duke vënë në dukje se protestuesit kanë hedhur slogane ofenduese ndaj policisë, Le Pen ka kërkuar nga qeveria ndalimin e tyre pasi janë burim kërcënimi për sigurinë.

Një grup policësh në veri të Parisit, gjatë kontrollit kanë ndaluar dhe më pas dhunuar seksualisht me shkop gome një të ri 22-vjeçar. Ky veprim i policisë ngjalli reagim të ashpër duke i hapur rrugën protestave të shumta kundër policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button