Enver Pajaziti: Definitivisht largohem nga BDI

Kryetari i Bërvenicës, Enver Pajaziti sërish ndryshon mendje, pak ditë pasi që demantoi lajmin se nuk është larguar nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në një deklaratë për Portalb, Pajaziti thotë se nuk ka të bëjë me pakënaqësinë e tij nga BDI por thjeshtë sepse atë e kanë votuar krejtë shqiptarët e jo vetëm ata të BDI-së.

“Disa ditë më parë u krijua një situatë me shumë dezinformata dhe tani dua tia sqaroj opinionit vendiimin tim. Prej sot do të jem vetem kryetar i komunës së Bërvenicës dhe nuk do i përkas asnjë partie politike. Do të punoj për të mirën e të gjithë banorëve të Bërvenicës pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë” tha Pajaziti.

Ai tha se vendimin ua ka prezantuar anëtarëve të BDI-së por nuk tregoi se si ata e kanë pranuar këtë. Ai më tej nuk deshi të komentojë se a do të kyçet në PDSH si dhe as lidhjet e tija miqësore me liderin e kësaj partie, Menduh Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button