Fijon: Asgjë nuk do të më pengojë të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale

Kandidatja e konservatorëve francezë për president të vendit, Fransoa Fijon, sot deklaroi se nuk do të heqë dorë nga kandidatura në zgjedhjet e ardhshme edhe përkundër hapjes së hetimit formal për zërat se ka harxhuar para shtetërore.

Fijon, paraprakisht pati premtuar se do të tërhiqet nga kandidatura nëse organet shtetërore hapi hetim për atë se derisa ka qenë deputet bashkëshortes së tij i ka paguar pothuajse një milionë euro për punë fiktive.

“Madje edhe sikur të jem nën hetim, asgjë nuk do të më ndalojë”, tha ish kryeministri francez për televizionin RTL, transmeton portali evropian Politiko.

Prokuroria për mashtrim financiar njoftoi se deri tani argumentet  e grumbulluara nënkuptojnë se rasti  nuk mund të ndërpritet në këtë fazë.

Disa republikanë i bënë thirrje Fijonit që të heqë dorë nga kandidatura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button