LSDM premton shkurtim të lëndëve në shkollat fillore dhe të mesme

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë paralajmëroi se do t’i lirojë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga ngarkesa e lëndëve mësimore, sepse siç thonë, tani nxënësit janë shumë të ngarkuar me lëndë në orët mësimore.

“Nxënësit nuk do të rijnë në shkollë ka shtatë ose tetë orë siç ka qenë deri tani, dhe përsëri të mos i marrin dijet e nevojshme kualitative për shkak programeve mësimore të ngarkuara. Do ta zvogëlojmë numrin e nxënësve në paralele, nga mesatarja  e tanishme 34, në numër mesatar 25, me qëllim që të sigurojmë arsimim kualitativ. Kualitetin e arsimit do ta sigurojmë me dhurata, dhe jo me dënime. Që t’i lirojmë fëmijët nga presioni i notave në vitet e para të shkollimit, vlerësimi prej klasës 1 deri 5 do të jetë vetëm me shkrim”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga partia shtojnë se arsimimi kualitativ në shtet është njëra nga prioritetet kryesore, për atë në gjashtë muajt e parë të mandatit do të organizojnë diskutim publik dhe seri debatesh nga opinioni profesional, të punësuarit në institucionet arsimore dhe sektori i qytetarëve për ndryshimin funksional të kapacitetit të arsimit, përmes aplikimit të modelit të suksesshëm arsimor evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button