Lamtumirë Arsenal, Sanchez kthehet në Serie A (FOTO)
Alexis Sanchez mund të rikthehet në Serie A dhe është i gatshëm të largohet nga Arsenal, shkruan lajmi.net, përcjell Portalb.mk.
Sulmuesi kilian spekulohet me largim nga klubi londinez ku ka shprehur haptas dëshpërimin e tij pas humbjes nga Bayern Munich me rezultat 5:1 në Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane raportojnë se Sanchez mund të transferohet në Serie A, përcjell “lajmi.net”.
Juventus, Inter dhe Milan janë të gatshme të zhvillojnë një betejë të ashpër për transferimin e tij.