Junker: BE-ja nuk duhet t’i nënshtrohet kërkesës së SHBA-së për shpenzime më të mëdha ushtarake

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker deklaroi se Evropa nuk duhet t’i nënshtrohet kërkesës së SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake, duke theksuar se zhvillimi dhe ndihma humanitare janë gjithashtu pjesë e mbajtjes së sigurisë.

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp i problematizon angazhimet për NATO-n, derisa vendet anëtare evropiane të Alelancës nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje deri në dy për qind të BPV-së.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Xhejms Matis, dje i paralajmëroi aleatët e NATO-s se duhet t’i respektojnë obligimet për shpenzimet ushtarake, me qëllim që SHBA-ja të mos e zvogëlojë mbështetjen.

“Kjo është porosi amerikane prej para shumë e shumë vitesh. Unë jam kundër asaj që të shtyhemi në atë drejtim”, theksoi Junker në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të Munihut për siguri, që filloi sot.

Ai theksoi se është në dijeni se Gjermania nuk do të ketë suficit buxhetor, nëse i i rritë shpenzimet për mbrojtje prej 1,22 në dy për qind nga BPV-ja.

Evropianët duhet më mirë t’i kombinojnë shpenzimet për mbrojtje dhe në mënyrë më efikase t’i shpenzojnë paratë, shtoi Junker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button