Në Francë nesër protestë për Haradinajn
Në Kolmar të Francës nesër do të mbahet një protestë në përkrahje të Ramush Haradinajt, informon “Koha Ditore”.
Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë, më 4 janar 2017 me fletë arrest të Serbisë.
Serbia po kërkon ekstradimin e tij në Beograd me dyshimin se ai ka bërë krime lufte në vitin 1998-1999.
Kërkesa e Serbisë për ekstradim pritet të shqyrtohet edhe më 2 mars.
Ramush Haradinaj, ish – kryeministër i Kosovës, ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës kundër pushtimit dhe agresionit të Serbisë në Kosovë.