MPJ e Maqedonisë me notë proteste ndaj Athinës

“Me bllokadat në pikën kufitare Evzoni, ka mjaft dëm në biznes”, MPJ e Maqedonisë, dërgon notë proteste ndaj Athinës dhe reagim në Bruksel, njofton Portalb.mk.

Në notën protestuese deri te Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, Maqedonia kërkon zgjidhje të problemit sa më shpejtë që është e mundur.

Ashtu siç thonë  nga MPJ, letër është dërguar edhe deri te Komisioni Evropian, në të cilën Ministria thekson se bllokada e vazhdueshme e pikës kufitare e shkelë marrëveshjen për stabilizim dhe asocim me BE-në, të cilën e ka nënshkruar edhe Greqia dhe ka garantuar lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Njëkohësisht, MPJ e Shqipërisë ka kërkuar ofertë për kushtet për shfrytëzim të Portit të Durrësit me qëllim që të bëhet import-eksport i papenguar për nevojat e kompanive të Maqedonisë.

Odat e Maqedonisë dhe Serbisë dje kanë apeluar që të zhbllokohet Evzoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button