Lutfiu premton se do të ndërtohet shkolla në Kllukovec të Velesit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu së bashku me përfaqësues nga ministria, vizituan shkollën fillore në fshatin Kllukovec të komunës së Velesit.

Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë Lutfiu tha se do të ndërmerr hapa më konkrete në bazë të inspektimeve që do të bëhen nga përfaqësuesit e ministrisë në bashkëpunim me autoritetet lokale që fëmijëve të këtij rrethi t’u sigurohen kushte më normale për mësim.

“Shkolla në të cilën momentalisht mësojnë nxënësit e fshatit Kllukovec është objekt mjaftë e vjetër dhe në bazë të analizave dhe konsultimeve të mëtutjeshme do të jep angazhim maksimal për ndërtimin e një shkolle të re, me qëllim që problemi i kësaj shkolle të zgjidhet në mënyrë afatgjate”, tha ministri Lutfiu.

Mes tjerash ai theksoi se në takimin e një dite më parë me kryetarin e komunës së Velesit, ranë dakord për angazhimin edhe të një arsimtari tjetër, me çka do të përmbushen edhe kërkesat e këshillit të prindërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button