Në oriz ka arsenik, ja si të mbroheni prej tij

Shqetësimi ka nisur që në vitin 2012 kur Consumer Reports, publikuan një raport lidhur me arsenikun në oriz. Që atëherë, ne kemi filluar të mendohemi dy herë kur hamë rizoto apo sushi, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Arseniku është një lëndë natyrale që gjendet edhe në ujë, edhe në tokë, gjithashtu vjen edhe si pasojë e ndotjeve të mjedisit. Ndërkohë që shumë ushqime që ne përdorim përmbajnë arsenik (të tilla si, lëngu i mollës, birra apo pula) më shqetësues për ne është orizi, pasi koncentrimi i arsenikut në të është më i lartë për vetë faktin që orizi e absorbon më lehtë sesa ushqimet e tjera.

“Arseniku është një lëndë që gjendet më shpesh në tokat e përmbytura, aty ku zakonisht rritet orizi”, është shprehur Brian Jackson, Ph.D në Kolegjin Dartmouth.

Ekspozimi afatgjatë në nivele të larta i arsenikut është i lidhur me lëkurën, kancerin e mushkërive si dhe sëmundjet e zemrës. Gjithsesi, ende nuk është bërë asnjë studim shkencor që lidh këto sëmundje me konsumimin e orizit.

Pas këtij raporti, Consumer Reports testuan mostra të mëdha të llojeve të ndryshme të orizit, dhe produkteve të tij në 2014. Ajo çka u vu re në këtë test, ishte se orizi me ngjyrë kafeje kishte më tepër arsenik sesa orizi i bardhë dhe gjithashtu, niveli i arsenikut varet edhe nga zonat gjeografike në të cilat rritet kjo bimë.

Shqetësimi është kryesisht për personat që konsumojnë orizin çdo ditë, ka shpjeguar Jackson. Derisa të gjendët një zgjidhje për të vendosur limitet sesa oriz duhet të përdorim, Consumer Report ofrojnë këshillat e tyre të detajuara në lidhje me këtë.

Mos e përjashtoni orizin nga dieta juaj e përditshme, thjesht merrni në konsideratë limitimin e konsumimit të tij. Orizi në ngjyrë kafeje, po ashtu dhe ai i në ngjyrë të bardhë, janë një burim shumë i mirë i magnezit dhe i vitaminës B. Duhet të konsumoni varietet ushqimesh në dietën tuaj, konsumi i një ushqimi të vetëm në sasi të madhe nuk është i favorshëm për shëndetin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button