Zhbogar dhe Timonie për vizitë në Berovë

Në kuadër të fushatës “BE-ja për ty”, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori francez Kristijan Timonie sot do ta vizitojnë komunën e Berovës ku do të takohen me kryetarin e kësaj komune Dragi Naxhinski.

Për Berovën, BE-ja parashikon më shumë se 3 milionë euro për rikonstruim dhe ndërtim të rrjetit të kanalizimit.

Fushata “BE për ty” filloi më 27 janar në Kërçovë, ndërsa qëllimi i saj është që t’i informojë qytetarët për ndihmën që BE-ja ia ofron vendit.

Euroambasadori Zhbogar dje në kuadër të fushatës ishte për vizitë në Gjevgjeli. Në lidhje me bllokadën e vendkalimit kufitar Evzoni nga ana e fermerëve grekë ai deklaroi se BE-ja dhe Brukseli me kujdes e ndjekin problemin dhe pret se në kohë sa më të afërt do vijojë reagimi dhe tentimi për zgjidhjen e tij të përhershme.

Ai për këtë problem gjatë vizitës në komunën e Gjevgjelisë ka biseduar edhe me kryetarin e kësaj komune Ivan Frangov, i cili kohë më parë edhe përmes një letre kërkoi për ndërmjetësim dhe ndihmë nga BE-ja për zhbllokimin e kufirit, sepse, siç theksoi, janë të mëdha dëmet që i pësojnë të dyja palët dhe veçanërisht Maqedonia dhe Gjevgjelia.

I pyetur për situatën politike në vend, euroambasadori shkurt u përgjigj se është optimist se do ta zgjidhë krizën politike në vend dhe se së shpejti do të mblidhen 61 nënshkrimet e nevojshme për formimin e qeverisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button