Aventura që do t’ju kushtojë shtrenjtë banorëve të Maqedonisë

Përderisa partitë politike janë ende të pavendosura për formimin e koalicionit për të formuar qeverinë e ardhshme, opsioni për tu përsëritur sërish zgjedhjet e parakohshme vazhdon të jenë në tavolinë. Njohësit e çështjeve politike për Portalb.mk shprehen se mundësia për zgjedhje të parakohshme nuk është opsioni më i mirë dhe i duhur për dalje nga kriza.

Gjithashtu sipas tyre nëse eventualisht votohet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare kjo do të lë pasoja të rënda për vendin dhe politikbërjen.

Nëse shqiptarët votojnë pro zgjedhje të parakohshme, duhet justifikuar veprimet e tyre

Profesori universitar Albert Musliu thotë për Portalb se zgjedhjet e parakohshme duhet të jenë opsioni i fundit , dhe sipas tij subjektet politike shqiptare nuk do të shkojnë me këtë opsion.

“Mendoj se të shkuarit në zgjedhje të parakohshme, është opsioni i fundit , nuk besoj se subjektet politike shqiptare do të shkojnë me këtë opsion edhe çështja që parashtrohet para opsionit të zgjedhjeve të parakohshme. Pse të shkohet në zgjedhje të parakohshme, kur asnjëra nga partitë maqedonase nuk është e gatshme të pranojë platformën shqiptare, atëherë parashtrohet pyetja pse subjektet shqiptare do të kishin shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, se këto dy pari janë, nëse shkohet në zgjedhje u jepet mundësia vetëm t’i ndryshojnë pozitat dhe vendet por jo edhe qasjen e tyre ndaj kërkesave të subjekteve politike shqiptare. Nuk e shoh si mundësi, e vetmja parti që insiston në zgjedhje të parakohshme është VMRO, e cila e kërkoi këtë vetëm pas dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë” tha për Portalb.mk, Musliu.

Ai shtoi se zgjedhje e parakohshme duhet dikush ti votojë dhe nëse nuk ndodh kjo shumicë mes maqedonasve por votojnë edhe subjektet shqiptare atëherë para qytetarëve shqiptarë duhet të dalin dhe të justifikohen se pse e kanë bërë këtë.

“Zgjedhje e parakohshme duhet dikush ti votojë, nuk shpallen ato vetë, parlamenti duhet të mblidhet dhe të sigurohen së paku 61 vota, nëse ato i sigurojnë vetëm partitë maqedonase, partitë shqiptare duhet të organizohen në mënyrë tjetër, nëse nuk ndodh kjo shumicë mes maqedonasve por votojnë edhe subjektet shqiptare atëherë para qytetarëve shqiptarë duhet të dalin dhe të justifikohen se pse e kanë bërë këtë dhe nëse shkaku për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme është pamundësia e gjetjes së gjuhës së përbashkët me partitë maqedonase për kërkesat e shqiptarëve atëherë ku është qëllimi që të shkohet sërish në një krizë zgjedhore” shtoi Musliu.

Musliu po ashtu tha se nëse VMRO dhe LSDM votojnë pro zgjedhjeve të parakohshme atëherë partitë shqiptare duhet të organizohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje,

“Pasojat do të ketë nëse realizohet. Nëse VMRO dhe LSDM votojnë pro zgjedhjeve të parakohshme atëherë partitë shqiptare duhet të organizohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe të organizojnë politikisht ndonjë formë tjetër, nëse subjektet politike shqiptare shkojnë në zgjedhje e mundësojnë atë duke e votuar, atëherë ato do të kenë pasoja te elektorati, apo të gjejnë justifikim për këtë gjë. po të thonë që ishte mundësia e pranimit të kërkesave të shqiptarëve sërish kjo nuk do të ishte zgjidhje se prapë po ato parti do të jenë në zgjedhje”, tha Musliu.

Shkuarja serish në zgjedhje është një aventurë e kotë

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë për Portalb se shkuarja serish në zgjedhje është një aventurë e kotë, të cilën e dëshirojnë VMRO dhe një pjesë e BDI rryma e korruptuar dhe diskredituar

“Mendoj se shkuarja serish në zgjedhje është një aventurë e kotë, të cilën e dëshirojnë VMRO dhe një pjesë e BDI rryma e korruptuar dhe diskredituar. Ajo ka për qëllim që përmes makinacioneve të vihet në ndonjë rezultat pak më të favorshëm për VMRO-në e cila mandej do ta trajekton BDI-në e invalidizuar. Në fakt me lojëra të tilla BDI shkon kah shkrirja totale, por akoma nga koka e do njerëzve te BDI -së nuk mund të shkulet bindja se VMRO është shpëtimi i tyre” tha për Portalb.mk Bilalli.

Ai shtoi se po të mbetet kjo strukturë e përbashkët në pushtet, atëherë gjithçka që merr frymë do të largohet nga ky vend i mallkuar.

“Njerëzit janë të lodhur nga zgjedhjet aq më shumë kur në to insiston strukturë që shkatërroj perspektivën e te rinjve, shkatërroj ekonominë, arsimin, shëndetësinë kulturën dhe dinjitetin njerëzor. Po të mbetet kjo strukturë e përbashkët në pushtet, atëherë gjithçka që merr frymë do të largohet nga ky vend i mallkuar. Këtu do të mbeten vetëm statujat e Gruevskit. Por, besoj se reformat fuqishëm imponohen ne BDI dhe shpresoj se do ta imputojnë gangrenën politike në partinë e tyre”, shtoi Bilalli. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button