Mattis: NATO mbetët e rëndësishme për SHBA-në dhe perëndimin

ekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka thënë sot në Bruksel se NATO “mbetët themeli fundamental për Shtetet e Bashkuara dhe për tërë komunitetin transatlantik”, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Mattis ka folur para gazetarëve para takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, i pari në të cilin ai merr pjesë prejse është inauguruar presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ashtu siç ka thënë presidenti Trump, ai ofron përkrahje të fuqishme për NATO-n”, ka thënë Mattis.

Anëtarët e NATO-s kanë shprehur shqetësim për sjelljen e Trumpit drejt aleancës në fjalë, duke e quajtur atë “të vjetëruar” si dhe me deklarime të buta ndaj Rusisë.

Mattis gjithashtu ka thënë se SHBA-ja pret që aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Ai ka thënë se “është kërkesë e drejtë që të gjithë ata që përfitojnë mbrojtjen më të mirë në botë të bartin pjesën e tyre të përgjegjësisë në lidhje me shpenzimet e nevojshme për mbrojtjen e lirisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button