LSDM kërkon zgjidhje urgjente të ndotjes

LSDM në “Planin për jetë” u obligua për zbatim të masave afatgjate të cilat do ta ulin ndotjen enorme. Në mesin e masave më prioritare do të jetë gazifikimi i Shkupit dhe qyteteve të tjera, subvencionimi i burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe ngrohjes për qytetarët, subvencione për vendosje të filtrave tek ndotësit e mëdhenj dhe rritje të sipërfaqeve të gjelbra në qytete, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Qeveria e re e kryesuar nga LSDM, siç shtojnë, seriozisht do të merret me zgjidhjen e problemit me ndotjen ekstreme, e cila është rrezik për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Të dhënat e fundit sipas të cilave Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë në 10 qytetet më të ndotura në Evropë, siç theksojnë nga partia, edhe njëherë e dëshmoi joseriozitetin e qeverisë për zgjidhje të problemit me ndotjen.

“Shkupit dhe Maqedonisë i nevojiten zgjidhje serioze për zgjidhjen e problemit me ndotjen”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button