Trump dhe Putin mund të takohen para samitit të grupit G20?

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohen gjithsesi në samitin e shteteve anëtare të grupit G20, i cili do të zhvillohet në Gjermani, por aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje për organizimin më herët të një takimi mes dy presidentëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha sot se për një takim të mundshëm mes Putinit dhe Trumpit aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe shtoi se Kremlini beson se ata gjithsesi do të takohen në samitin e gupit G20, që do të zhvillohet në korrik dhe se momentalisht nuk ka asgjë konkrete sa i përket mundësisë për një takim të mëhershëm mes dy presidentëve, shkruan rtv21.tv

Javën e kaluar, pas bisedës që zhvilloi me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahorin, Putin tha para gazetarëve se në Lubjanë do të mund të organizohej takimi mes tij dhe Trumpit, por shtoi se çdo gjë varët nga zhvillimet e mëtutjeshme në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson, do të mund të takohen në Gjermani, deklaroi zëvendësi i Llavrovit, Mihajll Bogdanov.

Ai shtoi se Llavrov dhe Tillerson gjatë takimit në Gjermani do të mund të bisedonin për situatën në Siri. Mediet raportuan më herët se Llavrov dhe Tillerson do të mund të takohen në margjina të konferencës për siguri, e cila do të zhvillohet në Munih.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button