Thaçi flet për “mbështetjen” ndaj Lëvizjes BESA

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin “ZIGZAG” në TV Art ka folur për aktualitetin politik në vend, duke përmendur edhe çështjen e “dhënies” së përkrahjes së tij në natën e zgjedhjeve për Lëvizjen BESA, njofton Portalb.

“Unë kisha plan edhe pse rezultati ishte i dobët. Ne do të mbështesim Lëvizjen BESA për projektet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Mbështetjen politike që i dhashë Lëvizjes BESA, plani ishte që ata të flasin me Aleancën dhe pastaj të dilnim të tre partitë dhe publikisht t’ia merrnim legjitimitetin Ali Ahmetit dhe t’i bënim apel atij se negociatorët e ardhshëm me partitë maqedonase janë këto opozitar. Por, për mua ishte tërësisht e pashpjegueshme, sidomos për BESËN se me aq lehtësi do ta japin me aq lehtësi te Ali Ahmeti”, tha Thaçi.

Në lidhje me BDI-në, ai tha se BDI në zgjedhjet e fundit “nuk ka humbur shumë vota, por s’ka mundur që t’i vjedhë votat sikur i ka vjedhur në zgjedhjet e kaluara”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button