Afërdita Dreshajt duket i ka bërë mirë lidhja e re

Afërdita Dreshajt duket i ka bërë mirë lidhja e re dhe po mundohet atë ta shijojë në maksimum. Kohëve të fundit ajo nuk po i ndahet të dashurit të saj të ri, hokeistit Jakub Kindi.

Faqja e saj në rrjetin social facebook, shpesh freskohet me të reja dhe fotografi që ajo bënë çdo kund dhe në çdo vend, me të dashurin.

Prej kësaj lidhje, për Afërditën kanë shkruar edhe mediat çeke, pasi që i dashuri i saj Kindi, është Çek.

E ndërsa sot, ajo ka postuar edhe një foto tjetër në shoqëri të Kindit, duke u shprehur që është duke kaluar mirë.

“Një e Diele sikur kjo !!!”, ka shkruar Dreshaj në facebook.

Kindi,i dashuri i ri i Afërditës është 26 vjeçar, dhe me sa duket ka lënë përshtypje të mira këngëtares.

Edhe Afërdita, haptas po shpreh pëlqimin e saj karshi sportistit, ku edhe ka përcjellë disa ndeshje të tija.

Lajme të ngjashme

Back to top button