Haraçinasit: Jo hoxhallarët por mundimet na shtynë të votojmë për LSDM-në

Reagime të shumta krijoi deklarata e liderit të VMDO-DPMNE-së Nikolla ruevski i cili në një intervistë për Tv Nova tha se në zgjedhje ka pasur ndikim ndaj hoxhallarëve që të shtyjnë banorët shqiptarë të votojnë LSDM-në, transmeton Tv 24.

Përfaqësues të këshillave fetare gjithashtu edhe hoxhallarë të kontaktuar nga Tv 24 kanë porositur Gruevskin që të mos shpërndajë gënjeshtra dhe të pavërteta. Memeti Rajf i cili është nga këshilli fetar i Xhamisë në Haraçinë thotë se në këtë zonë të gjitha banorët kanë votuar sipas dëshirës personale, kurse deklaratën e Gruevskit e refuzon në tërësi dhe e cilëson si të pavërtetë.

“Gruevskin nuk mund ta shpëtojë asnjë hoxhë, kjo që ai e thotë nuk ka lidhje me zgjedhjet. Ne nuk jemi fëmijë, askush nuk mund të na detyrojë të votojmë. Ne votuam sipas bindjeve tona”, tha Rajf Memeti.

Ndërkaq Gruevski deklaroi se “Disa nga shqiptarët kanë shfrytëzuar emocione dhe kanë filluar të votojë për gënjeshtrat e tyre. Si rezultat fituan ndoshta 10 mijë vota nga shqiptarët, duke punuar në teren nga një hoxhë tek tjetri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button