Mexhiti: Jam kundër koalicionit me Gruevskin dhe VMRO, mos të çohen selame partiake me ‘burime anonime’

Lidhur me lajmin e publikuar në portalin “Gazeta Express”, për opinionin dëshiroj të bëj këtë sqarim, ka nisur postimin e tij nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, duke demantuar se është pjesë e ekipit që bisedon për koalicion me VMRO-DPMNE-në.

“Së pari, qartazi bëhet fjalë për një tekst të sajuar, të pasaktë dhe të shkruar me porosi politike. Unë nuk kam qenë dhe as nuk jam pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik për Integrim që negocion rreth formimit të qeverisë së re me VMRO-DPMNE.

Së dyti, së bashku me dy nënkryetarët Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta, jemi mandatuar nga kryesia e BDI-së për të negociuar rreth formimit të qeverisë me LSDM-në.

Së treti, unë përherë kam qenë ithtar i idesë që debatet interne partiake të mos zhvillohen nëpër media, përmes teksteve të porositura dhe “burimeve anonime”.

Por, meqë duhet dhënë spjegim, e informoj opinionin se unë jam kundër koalicionit me Nikolla Gruevskin dhe kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në”, ka shkruar Izet Mexhiti i BDI-së në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button