LSDM për Gruevskin: Në Maqedoni s’ka më vend për politikanët që vjedhin dhe mashtrojnë

Procesi politik në Maqedoni nuk varet më nga Nikolla Gruevski dhe nga strukturat kriminale të cilët 10 vite e tërheqin Maqedoninë në humnerë ndërsa intervista e djeshme Gruevskit konfirmon se koha e tij ka mbaruar, thuhet në kumtesën e opozitares maqedonase LSDM në lidhje me intervistësn e mbrëmshme të ish kryeministrit Gruevski.

“Në politikën e Maqedonisë nuk ka më vend për politikanët të cilët vjedhin dhe mashtrojnë njerëzit e tij, duke shkaktuar vuajtje dhe padrejtësi ndaj qytetarëve, i abuzojnë dallimet kulturore dhe etnike dhe i përçajnë qytetarët për përfitime personale”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga partia thonë se Maqedonia ka nevojë për një “Qeveri të re stabile dhe reformuese”

“Maqedonia është e gatshme për një mënyrë të re të drejtimit të vendit – të thuktë, të përkushtuar, të ndershëm, të përgjegjshëm dhe demokratik. Qytetarët së shpejti do të ndjejnë lehtësimin” thonë nga kjo parti.

LEXO: Nikolla Gruevski me apel ndaj shqiptarëve “nuk jam i keq, e keni gabim!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button