UNSH me iniciativë: Një hap drejtë përmirësimit të sistemit arsimor në Maqedoni

“Një hap drejtë përmirësimit të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë” me këtë moto Unioni i Nxënësve Shqiptar më 10 shkurt filloi projektin e radhës në qytetin e Kumanovës.

Kryetarja e Unionit të Nxënësve Shqiptar Majlinda Çilafi, përfaqësuesi i qytetit të Kumanovës Eren Ali, sekretarja Selma Rushiti, përgjegjësi për sektorin e arsimit Valon Ejupi realizuan takime me drejtorin e shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni” Nexhmedin Imeri, drejtorin e gjimnazit “Sami Frashëri” Hysen Rahmani, drejtorin e shkollës ekonomike “Pero Nakov” Elham Ademi, si dhe realizuan takim me kryetarin e sektorit për arsim të Komunës së Kumanovës dhe me këshilltarin e komunës Zenun Ismaili.

Studentet e UNSH (3)
Në takime është diskutuar gjithçka mbi sferën e arsimit, kërkesat që i kanë nxënësit në avancimin e sistemit arsimor.

Projekti në fjalë do të realizohet në qytetet ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe.

Studentet e UNSH (2)

Projekti do të realizohet në tre faza:

Faza e parë: Takim me drejtorët e shkollave të mesme, përfaqësuesit e komunave dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në këto takime do të evidentohen të gjitha nevojat që kanë nxënësit dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Faza e dytë: Debat në secilin qytet, ku panelist do të jenë drejtorët e shkollave të mesme të atij qyteti, këshilltarë nga komuna dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Debati do të jetë i hapur dhe do të diskutohet për nevojat që i kanë nxënësit, paraqitja e kërkesave konkrete, alternativa për zgjidhje të mundshme etj. Këtu do të ballafaqohen përfaqësuesit në mes veti, dhe do arrihet të qartësohen gjërat për nxënësit se ku qëndron problemi që ata nuk i gëzojnë kushtet dhe nevojat e duhura.

Faza e tretë: Prezantimi i rezultateve të projektit nëpër mediume.

Në kuadër të këtij projekti do të vazhdojnë takimet edhe në qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë. Projekti mbështetet nga Fondacioni Albiz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button