LSDM: do të krijojmë fond intervenues për bujqit gjatë fatkeqësive kohore

LSDM-ja sot kumtoi se do të formojnë fond intervenues për bujqit gjatë fatkeqësive kohore, me gjashtë milionë euro në gjashtë muaj e parë nga mandati i qeverisë së re. Ato mjete, informoi LSDM, do të shfrytëzohen kur çmimi i tregut të prodhimeve bujqësore do të jetë më i ulët se çmimi i tyre prodhues, si dhe për dëmshpërblim të bujqve nga fatkeqësitë kohore.

Sipas LSDM-së, nëse deri tani ekzistonte fond i tillë, do të dëmshpërbleheshin bujqit për të mbjellat e shkatërruara të hershme kopshtare nga temperaturat ekstrem të ulta muajin e kaluar, ndërsa do të ndihmonin edhe për dëmet nga përmbysjet gjatë verës së kaluar. Në rast se çmimi blerës do të jetë më i ulët se ai priodhues, sipas kumtesës, mjetet financiare do të ndahen në lloj të përkrahjes shtesë të pagesave themelore me vlerë deri te çmimi prodhues i prodhimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button