ISIS ofron një milion dollarë për kokën e studentes daneze (Foto)

Studentja nga Danimarka, Joana Palanni, e cila kishte shkuar në Siri për të luftuar kundër xhihadistëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik, përballet me rrezikun e jetës së saj, pasi ISIS ka ofruar një milionë dollar për kokën e saj. Xhihadistët e duan Joana Palannin 23 vjeçare, të vrarë ose skllave.

Palanni ishte njëra nga snajperistet më të njohura kundër ISIS-it, shprehet e dëshpëruar dhe me frikë për të ardhmen e saj, pasi veç rrezikut që i vije nga xhihadistët, ajo rrezikon që të dënohet me burg edhe nga shteti danez për pjesëmarrje në luftë në Siri.

“Unë kam qenë e gatshme për të dhënë jetën time dhe lirinë time, për të ndaluar avancimin e ISIS-it, në mënyrë që të gjithë në Evropë të jenë të sigurt. Kjo ishte zgjedhja ime. Por unë tani shihem si terroriste nga ana e vendin tim”, ka thënë ajo.

joana1joana2 joana3 joana4 joana5joana6

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button