Nuk ka nevojë për shqetësim, Tramp nuk do të largojë asnjë ambasador në Ballkan

Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp që t’i ndërrojë ambasadorët të cilët i ka emëruar administrata paraprake nuk ka të bëjë me asnjë diplomat amerikan të shërbimit në Ballkanin Perëndimor, sepse asnjëri prej tyre nuk është politikisht i emëruar, shkruan portali “European Western Balkans”.

Me fjalë të tjera, ambasadorët e SHBA-së nga rajoni nuk do të kthehen në vend me dekret, por do të qëndrojnë deri në skadimin e mandatit, edhe pse pothuajse të gjithëve mandati iu përfundon nga fundi i këtij ose fillim të vitit të ardhshëm.

Njëherit, Tramp që në muajin dhjetor, menjëherë pas zgjedhjes për president, u bëri thirrje të gjithë ambasadorëve të cilët janë emëruar politikisht që t’i lëshojnë funksionet e tyre më së voni deri më 20 janar, që shkaktoi rrëmujë në bashkësinë diplomatike dhe mediat, të cilët vlerësuan se bëhet fjalë për një numër të madh të ambasadorëve.

Informacioni se ambasadorët do të duhet t’i braktisin funksionet e tyre e ka bërë që të interesohet edhe opinioni i Ballkanit Perëndimor, sepse diplomatët amerikanë në ato vende në opinion më të gjerë perceptohen si aktorë të rëndësishëm politik në skenat vendore, transmeton Tanjug.

Fakt është, megjithatë, se të gjithë diplomatët e lartë në vendet e rajonit janë diplomatë të karrierës, të cilët nuk kanë lidhje me administratën e re ose të vjetër, ndërsa në vendet e rajonit, përveç ambasadorit në Serbi, të gjithë kanë ardhur në fillim të vitit 2015, thekson “European Western Balkans”.

Pasi mandati iu zgjatë tre vjet, mund të pritet se ambasadorët e rinj në vendet e Ballkanit Perëndimor do të vijnë nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button