Hahn për Ballkanin Perëndimor: Mjafton vetëm një shkëndijë dhe gjithçka do të ndizet

Nëse nuk eksportojmë stabilitet, atëherë do të importojmë jo-stabilitet, kjo vlen si për Ballkanin, ashtu edhe për fqinjësinë tjetër të BE-së. Kështu ka thënë komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn për “Cajt Online”, përcjell “DW.

Në pyetjen për Maqedoninë, Hahn ka thënë se në interes të Maqedonisë është që të ketë stabilitet dhe zhvillim të drejtësisë në shtet.

“Çdo vend në Ballkan duhet të ketë perspektivë evropiane. Kjo do të thotë se duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv. Ne jemi angazhuar mjaft. Kemi arritur disa rezultate. Kishte zgjedhje të lira dhe fer. Për vendin, nënkuptohet me disa përpjekje do të jetë mirë nëse ky zhvillim vazhdon qetë”, ka thënë Hahn.

Në pyetjen nëse BE është e interesuar për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe a është e rëndësishme vetëm të jetë qetë, Hahn ka thënë se do të ishte “naivitet të besohet se ndryshimi i regjimit mund të imponohet nga jashtë”.

“Kjo nuk është as qëllimi jonë. Ne i respektojmë partnerët tanë si shtete të pavarura. Fuqia jonë e butë  ka të bëj me qëllimin të arrihet stabilitet dhe mirëqenie me mjete paqësore. Nuk mund që nga një anë të flasim për shtet të drejtë dhe procese demokratike ndërsa në ndërkohë njerëzi e Ballkanit Perëndimor ti lëvizim atje-këtu si në fushë shahu”, ka deklaruar komisari Hahn.

Hahn vlerëson se qëllimi i BE-së është që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë të bashkëngjiten Unionit, përshkak se interesi i Evropës është që në ato vende të mos ketë jostabilitet dhe trazira të cilat do të kishin rritur presioni migrues. Ai Ballkanin Perëndimor e krahason me një tavë plot me vaj: “Mjafton vetëm një shkëndijë dhe gjithçka do të ndizej. Qetësimi afatgjatë i rajonit është i mundur vetë nëpërmjet perspektivës së anëtarësimit në BE”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button