Shaqiri mungon kundër Crystal Palacet

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës të Stoke Cityt, të cilën skuadra e tij e luan në shtëpi kundër Crystal Palacet, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Trajneri i Stoket, Mark Hughes, ka thënë se Shaqiri nuk është rikuperuar plotësisht dhe i duhet të pauzojë edhe këtë ndeshje.

Stoke City të shtunën (sot) luan kundër Crystal Palacet (16:00), në kuadër të xhiros së 25-të në Premier League. Shaqiri shkaku i lëndimit të muskulit i ka munguar Stoket edhe në ndeshjet e fundit kundër WBA-së dhe Evertonit.

“Duket se Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Crystal Palacen. Në testet e fundit që kemi bërë, kemi konstatuar se ai nuk është rikuperuar plotësisht”, është shprehur Hughes.

Shaqiri, 25-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe më lëndime dhe deri më tani ka vetëm 14 ndeshje, ku ka shënuar tre gola. Stoke City zë vendin e 11-të me 29 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button