Shprehi që duhet t’i largojmë nëse duam lidhje të shëndetshme

Nëse dëshironi që t’i ikni dramës në lidhje me partnerin, duhet tu kundërviheni shprehive tuaja të cilat e dini se sigurt do ta shkatërrojnë lidhjen tuaj.

Ja çfarë nuk duhet të bëni:

#Mos e kritikoni familjen e tij

Pa marrë parasysh se çfarë mendoni në lidhje me familjen e tij, nëse e lini të kuptojë se sa shumë u pengojnë ato, do të krijoni një humnerë mes të dyve. Madje edhe nëse ai vetë mendon se familja e tij është pak sa e çuditshme, sidoqoftë besoni se askush nuk dëshiron të dëgjojë kritika në lidhje me këtë çështje. Prandaj gjëja më e mirë që mund ta bëni është të përmbaheni.

#Mos i spiunoni

Ndoshta me vete mendoni se bëni një shërbim me atë që vazhdimisht e kontrolloni dhe bëni vëzhgime në Facebook, Twitter ose ndonjë e-mail të tij sepse ashtu siguroheni të mos ketë kontakt me dikë tjetër. Por, nëse e ndiqni çdo minuta për ta ditur se ku është, me cilin është dhe çfarë bën, ekziston mundësia që ai këtë gjë ta keqkuptojë dhe ta përfundojë lidhjen tuaj.

#Mos u zini në vende publike

Natyrisht që zënkat janë normale ndonjëherë, sidomos nëse jeni bashkë për një kohë të gjatë, por nëse zënkat dalin jashtë kontrolle dhe ndodhin në vende publike, atëherë kjo paraqet një problem të madh që duhet ta zgjidhni nëse dëshironi lidhja juaj të zgjasë.

#Mos përpiqeni ta ndryshoni

Shumë femra mendojnë se i ndihmojnë partnerit të tyre kur përpiqen t’i ndryshojnë zakonet e tij ose pikëpamjet, por kjo gjë mund të paraqesë një problem.

#Mos lejoni që problemet të mblidhen

Secili person në momente të caktuara mund të mendojë se lidhja e tij është e përkryer. Por, në misionin tuaj për ta mbajtur këtë përkryeshmëri shpesh herë ndodh tu largoheni zgjidhjeve të problemeve, besoni se kështu nuk bëni ndonjë gjë të mirë. Komunikimi i mirë është themeli i një lidhjeje të gjatë dhe të shëndoshë.

#Mos e gënjeni

Gënjeshtra asnjëherë nuk përfundon mirë. Largojuni gënjeshtrave aq sa të mundeni për të mps ngecur në rrjetën nga e cila nuk do të mund të larogheni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button